Begu Davë-Kapërceu krejt nata…..


Begu Davë

  · 

Kapërceu krejt nata…..

mbi ëndrrat e turbullta,

ku në shtratin e vet

rrokullisi t’gjitha fjalët,

skenat , lajmet e ditës që trondisin,

t’padurueshme u bënë dhe në natë.

Z’bret mëngjesi shum i zemëruar,

ulet ngadalë mbi tokën mbuluar me vesë,

aty ku flenë e zgjohen njerëz të harbuar,

t’pa shpirt, t’pa gjak ,

të mbushur në vrerë.

Po hidhet veç helmi që të mbyt,

dhunë nga mëndjet e sëmura,

e ilaq shërues joo, nuk paska,

shpirtrat e t’pashpirtë të shfaqen ndër ëndrra,

e dhembja të vret, të ther në zemër,

sa dhe frymën në natë krejt ta ndal,

ç’po sheh syri, e ç’dëgjon veshi,

t’merre , trishtime e veç skandal.

Vesa e rënë si lotë dëshpërimi,

pret rrezet e diellit ti thajë ato,

kjo botë të zgjohet me shpresa për jetë,

dhe larg mëkateve t’jetojmë këtë koh.

Begu Davë 3/ 11/ 2022.

About Post Author