Begu Davë-Lundra e kohës


Begu Davë

  · 

Lundra e kohës

Lundra e kohës po na pret

T’kërkojmë rrymën e lumturisë,

Eja buzëqeshur, eja dhe ti,

Harroje burgun e vetmisë.

Zemër e etur e s’kllavëruar

Shumë kohë ecën në udhë të mjerë,

Të flas me zërin e shpirtit t’vrarë,

Të ndjellim shpresën e të ndjellim jetë.

Eja vrapo , vrapo e mos u ndal

Mbi valë argjëndi, nën horizontin blu,

Kërko jetë, liri e veç shpresë,

Vrapo si era e mos rri lëngu.

Lundra velat e saj i ngre shpejt

Për udhën me ngjyra ,udhë pa fund,

Të pret mes puthjesh e valësh deti,

Ec pa ndalur me lundrën përkund.!

✍Begu Davë

About Post Author