Begu Davë-Mbill farën e shpresës…


Mbill farën e shpresës…

Me dashuri ndaj jetës udhëtojmë me mendje në botën e mirazheve të pa fund’tme !

Udhëtojmë në trenin mbushur me ëndrra të dendura.

Ndryshojnë shumë gjëra ndërkohë që ne plakemi mendimesh.

Ndonjëherë dobësitë tonë veniten dhe forca ndalet, dhe sikur biem në gjumin e vdekjes.

Pas një zgjimi nga mori ëndërrimesh përpiqemi të mbajmë fort timonin e jetës nën hijet e buta.

Hutueshëm , por duke shpresuar në përmbushje të dëshirave të panumërta.

Në dhomat e shpirtit rrëmojmë, aty ku kemi mbjellur farën e shpresës, ku futemi herë pas here për të parë filizat e çelur.

Flemë e zgjohemi duke parashikuar ditë të bukura, gjëra të çmuara për të mos i braktisur kurrë ato.

Ditë pas dite pret e pret, sytë e brishtë shohin përtej, e n’pëshpëritje buzësh nxjerr ofshama të buta duke thirrur ah, jetë më mbaj dhe pak, më përqafo e më llasto sikur të jem një fëmijë i pa rritur !

Duke fshehur ankthin brenda i thërrasim njëmijë e një arsyeve të jetës.

Pema e shpirtit loton si shiu i kësaj vjeshte për ekuacionet e pa zbërthyera , si serenata vinë tinguj zhurmues e fshehen thellë në labirintin e errët.

Vetëdija ndonjëherë fsheh ndjenjat dhe i bën copa akulli nga mendimet pa fund.

Ç’nuk na thotë mendja e shkretë që qëndiset me elegjinë , por kujtesa zgjohet dhe i futet ëndërrimeve dhe nis të shkrijë akullin stalaktik , nis të hap dritaret e zemrës për post të gjithave.

Uni ynë nisën të degdisë dashurinë për jetën edhe pak, ashtu në avujt e dridhshëm të vjeshtës që kalb gjethet e rëna dhe ripërtërihen sërisht.

Ashtu jemi edhe ne si gjethja në maninë e rënies.

Pushojmë në dimrin e egër dhe ngushëllohemi me shpresën që mbajmë si hejmali nën lëkurën tonë deri në ditët e diellta.!

✍Begu Davë 11/ Tetor/ 20