Begu Davë -Rilind….


RILIND…

Duke vrapuar përmes kohës së ashpër

Beso të lutem’ akoma edhe pak,

Mjegullnajat e jetës mbyti mes shkëlqimit,

Përmbush dëshirat që çelin papritur,

E lëre pas, të shkuarën e ngrat.

RILIND…

Duke jetuar mes ëndrrave të tua

Noto mes dallgëve të egra’ pa frikë e shfrenim,

Pishtarët e jetës të gjitha mbai ndezur,

Me fytyrë t’buzëqeshur, e shpresash ndezur,

Largoi fat’keqësitë, tej larg në mërgim.

RILIND…

Si dielli që mëngjeseve ngroh të gjith universin,

Treti dhimbjet e thërmoi, flaki larg në perëndim,

Vishu me petkun e dritave vezulluese,

S’fidoje të shkuarën që t’pllakosi enkas,

Të dha shum zhgënjim e ndëshkim.

RILIND…

E bëhu si oqeanet e pasosur

Sikurse anijet ngrenë velat e saj,

Imagjinatat e dëshirat të mos të treten,

Gërshetuhu mes ngjyrave të diellta,

Që shtatin hedhin ndër ujrat kristal.

RILIND…

Për të jetuar këtë kohë të mbetur

Edhe pse në k’të tokë është z’behur dashuria,

Mëso t’ja falësh mirësin e shpirtit planetit,

Rilind…Rilind…

Përqafohu me jetën ku buron lumturia.!