Begu Davë-Tokë e heshtur…!


Begu Davë

  · 

Tokë e heshtur…!

Kur do t’shkrijë persekutimi në k’të tokë të heshtur!?

Vet koha po ruan muzikën shurdhëruese prej vitesh,

disa sy të egër të hanë mes shikimesh, e me fjalë t’rëndomta t’vrasin pa reshtur.

përbuzurit qëndrojnë si statuja t’ngrira në heshtje,

duke studiuar kohën mes dhimbjesh e vështrimesh për dritë shprese,

të nënshtruar e t’pa fjalë nga e vërteta e mohuar ,

në pritje të shkrijë vuajtja e mjerimi,

etë shohin të ndezura ca kandila jete…

Të shenjtën dritë që për të janë të etur

presin e presin në tokën e heshtur.!

Pasthirrmat dëgjohen në lutje për shpëtim

nga frymë të gjalla që rënkojnë e th’rrasin me zë mekur.

T’pafajshëm në vuajtje, dhimbje e mallkim,

mbi k’të tokë të heshtur e shpresash lakuriq.

Kur do t’ndizen dritat në k’të botë të namun

që ka mbetur prangash e n’persekutim ?!

Ah” moj botë memece ahh”

e heshtur…

e frikësuar,

Ah, sa a gjumashe tii “

Do mbetesh e lodhur, në vuajte gjer në përjetësi…! O tokë e heshtur ti…!

✍Begu Davë

About Post Author