Toka e shenjtë harmonizoi natyrën e bukur
Ku vetë kohësia është si një dëshmi e fortë.
Kontrastin e dha mbi k’të sofër t’madhe
Kur të gjithë njerëzimin filloi ta krijojë.
Si kërpurdhat mbimë prej nga moti
Me trup, gjak dhe frymë që të gjithë
Në ajrin e muzgut si një nyje rreth tokës
U ngjizëm kohë pas kohe prej dheut mëmësi.
Shtigjeve thellë me rrënjë shtrënguar
nga burimi i tokës u lindëm të tërë
Prej kërthinzës së sajë frymë trashëguam
Në k’të mëmëdhe si detë i gjërë.
Jetojmë në mbretërisë e mbledhësve të lashtë
Ku identiteti u rrënjos prej tokës mëmë
Realitetin e natyrës e melodinë e kohërave
S’mund ta ndryshojmë dhe emër tjetër ti vëmë.
U çiftëzuam prej hyjesh e tokës pjellore
Lëmuar prej moteve me shkëlqim orjental
Identitetin e trashëguar nga para-ardhësit tanë
Ta ruajmë e mbrojmë, të jemi t’bekuar e t’paqtë.
Si botë e kulluar në kët tokë dremisim
Në dheun e lehtë të ëmbël t’mëmëdheut
Ritualet përkundim mbi tokën e shenjtëruar
Identitetin tonë për t’mos e tjetërsuar .
Se ndryshojmë dot se fort e duam
K’tu lindëm të gjithë praruar mbi dhe
Ta mbrojmë, dhe ta përqafojmë epshëm,
Në mëmëdhenë tokën e bekuar ku kemi ler.!
