Moment

Në çdo moment qielli mund të bjerë
Dhe toka mund të përmbyset gjithashtu.
Ujërat nivelin mund ta ngrenë,
Dhe vullkanet,llavën si lot zjarri
mund ta degdisin diku.
Pemët nga rrënjët mund të shkulen,
E stinët mund të kthehen të gjitha gri.
Gjithçka në një moment mund të zhbëhet,
Por të të humbas, nuk mundem kurrsesi.