Behare Daja Kasa-Sindromë nëne


Behare Daja Kasa

SINDROMË NËNE

dikur…

më fliste ime më:

-po ku t’i çon mushka drutë moj bijë,

me këtë mendje që ke,

aha,

do më mbetesh në derë.

unë mendohesha.

e merrja inat time më,

e rebelohesha.

më vonë…

vitet kaluan

dhe sime mëje

nuk i mbeta në derë,

e tani më thoshte:

-lumja unë për ty moj bijë!

prapë e merrja inat,

prapë rebelohesha

e mendoja:

cilat fjalë të besoj vallë?

për dreq,

shpirti më ngjiste me të dytat fjalë.

tani…

këto fjalë ia them sime bije,

por disi më moderuar…

qenka sindromë nëne.

.. ec e merri vesh këto nënat…

About Post Author