Behare Daja Kasa-Ti vetë më ke mësuar…


Ti vetë më ke mësuar…

…se asgjë në botë nuk vlen më shumë se ne,

As l(ojnat) që shpesh i bëjmë pa kuptuar,

As fjalët e marra që mund të hedhim kuturu,

As përplasjet e syve mes qerpikësh lotuar.

Ti vetë më ke mësuar se asgjë në botë nuk vlen më shumë se ne

Dhe se shpirtrat e bukur fluturojnë me krahë ere.

Enden mbërthyer, shkëputen, dalldisen rrëmujshëm nëpër re,

Mes vrunduj shtrëngatash mbeten përqafuar.

…ti vetë më ke mësuar,

oh, ta dish sa shumë më ke mësuar…

Behare Kasa

About Post Author