Behare Daja Kasa
Andej nga vij unë…

…kodrat kanë mbetur të zhveshura nga fryma e jetës
E veç zogjtë mbi degë pemësh lëvrijnë të vetmuar.
Kënga e tyre endet trishtshëm mbi fletët e çelura
E cicërimat e tyre s’kanë të ndaluar.
Andej nga vij unë ëndrrat kanë mbetur jetime
E shtëpitë e rrëzuara klithin nga trarët e rënë.
Oborri dikur me lule, sot gjallon veç nga hithrat,
E malli foletë e dallandysheve ka zënë.
…andej nga vij unë, jeta u zvogëlua e u kthye në një pikël…