Ku ke qënë, ku jeton o njeri?!
Pse s’bëhesh i gjallë në gjallëri?!
Pse nuk lëviz, një fjalë pse s’flet?!
Kur gjithë bota qan, ti pse hesht?!
Mos kujto se po bën mirë,!!
Kur bota tronditet,ti si rri shtrirë !
Me indiferencën tënde,ti vret më shumë,
Lëviz nga vëndi ,bëj dhe ti një punë.
S’të marrim vesh,s’të kuptojmë fare !
Pse s’bën diçka, kur shoqëria ka halle ?!
Ajo është e mbarsur me probleme shumë,
Çudi e madhe me ty, si mund të flesh gjumë!!
Sa herë Shqipëria ka halle e probleme,
Dalin ca “ustallarë”, kërkojnë vëmëndje,
Ku është individi dhe shoqëria civile?!
Pse nuk thonë me forcë fjalën e tyre?!
Jemi shoqëria e vetme në këtë botë,
Që konsumojmë më shumë politikë se bukë,
Ngrihet dikush ,hedh një gur.në lumë,
Ai është në hall,kërkon të mbulojë gjurmë.
Pas tij të gjithë rreshtohen me rradhë,
I qajnë hallin,se mos ai “mbetet në klasë”,
Në këtë mënyrë,problemet nuk zgjidhen kurrë,
Ato shtohen dhe mpleksen më shumë.
