Redaksia e kulturës

Herion Mustafaraj është Beni i filmit të krijimit të shkrimtarit Kico Blushit”Beni ecën vet”.
Mirëpo Beni i rritur ka ndryshuar.Nuk njihet fare nga Beni i dikurshëm madje të duket se në vend të tij është një personazh tjetër.Beni i dashur për të gjithë ,tani është tjetërsuar në këtë moshë. Pikërisht një javë më parë Beni hyri në Big Brother Vip për të provuar një aventurë të re.
Beni ka dy tre ditë, që është ngarkuar të përgatisë me banorët e Bigut, një shfaqje që do të transmetohet, por që s’dihet se në cilën datë. Dhe Beni tash është në rolin e regjisorit duke shkruar skenarin dhe më tej po përzgjedh personazhet për shfaqjen.Kur ishte i vogël Beni realizoi një rol ë papërsëritshëm. Kurse sot nuk mund ta themi me siguri.
Herion Mustafaraj (Herion Spiro) është një aktor shqiptar i lindur më 10 gusht 1968, Vlorë. I njohur më shumë për filma për fëmijë.
Nga kujdesi i tepruar i prindërve, Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xhaxha Thomai që vjen nga fshati e merr me vete dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në familjen e xhaxhait dhe i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Për ta ndihmuar të kalojë frikën dhe të ambientohet e ftojnë të marrë pjesë sëbashku me fëmijët e tjerë në një piknik. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës, duke larguar frikën dhe mendimet negative të fëmijërisë.
Aktorët në role
- Herion Spiro, Beni
- Pandi Raidhi, Xhaxha Thomai
- Dhorkë Orgocka, Teto Ollga
- Yllka Mujo, Leta,nena e Benit
- Gjergj Sollaku, Goni
- Koço Guda, Vaso
- Selma Sotirllari, Jeta
- Genc Anastasi
- Adrian Laperi
Role episodike
- Zhani Ziçishti, Babai i Benit
- Ema Shteto, Drita
Herion Mustafaraj
Filmat[
Rikonstruksioni (1988) (TV)
Sinjal dashurie (1988)
Shoku ynë Tili (1981), Albani
Pas gjurmëve (1978), Skënderi
Tomka dhe shokët e tij (1977), Vaska
Beni ecën vetë (1975), Beni
