BËRA LART LLOGARASË
TË SHIHJA PISHËN FLAMUR
Bera larte llogarase
te shihja pishen flamur
ku pinte ujë në gurrë
Rruga dredha gjarperoshe
përshkon hijeve në pyll
nëpër trungjet shumë vjeçare
që kullonin mjalt e dyllë
Vajta lart deri në majë
ku frynte erë e veri
deti kulluar kristal
Përballë Palas e Dhermi.
Mali çikës për mbi kokë
hap burimet me ujë bore
këto jane perrlat e Vlores
plotë pejsazhe shetitore.