Berati  i  pazbuluar-Spasse Thanasi


Berati  i  pazbuluar-Spasse Thanasi

Berati  i  pazbuluar

…. ……………………………..Nga    SPASSE   THANASI

Me  ndërtesat  e  bukura

Berati  shndrrit  si   një  qytet  skenik

Në  majë  është  ngritur  Kështjella

Imiton  siluetën  e  kodrës !….

Përball  njera – tjetrës

Dy  lagjet  emblemë  “GORICA – MANGALEM”

Sa  të  ndryshme, aq  edhe  të  ngjashme

Me  simfoni  të  largëta e  legjenda  të  habitshme !

Me  një  nur  të  bukur

Qyteti  i  ndarë  në  dy pjesë  nga  lumi  “Osum”

Duket  një  qytet  mistik

Me  peizazhe  të  paqta  e  harmoni  të  hijshme  historish !…

Lagjet  e  “Goricës”  përgjat  lumit

Vështrojnë  lagjet  e  vjetra  të  “Mangalemit”

Shtëpitë  e  mbivendosura  mbi  njera-tjetrën

Një  ansambël  më  vete  bukurish !…

I  quajtur  dikur “Qytet  i  bardhë”

Ai  njihet  më  shpesh  si  “qyteti i  një  mbi  një  dritareve”

mbi  24 shekuj  histori,  art  e  kulturë

një  “qytet  i  rrallë”   që  takon  agimit  të njerëzimit !…

Tejkohësia  e  qytetit  të  gurtë

Vetëdije  e  kohës  me  harmoni  historike

Me  stil  elegant  e  të  papërsëritshëm

Në  shpirtë  lirikën  e  gjallë  të  kohës  së  lashtë

Me  vargje  poetësh  për  vajzat  si  ëndrra !….

Me  një  kodër  në  pavdekësi

Bashkohet  ndjenja  e  bukur  mbi  lule  zambaku

Me  dhimbjen  plot   shpresë  të  dashurisë

Në  një  qytet, që  duket  sikur  i  nëmur  rri !….

Qyteti, sytë  lanë  në  Osumin  që  ndrin

Merr  krahë  me  Mangalemin,  në “ Portën  e  Pashait”

Tomorri  me  Shpiragun, si  një  legjendë  perball  njeri-tjetrit

Në  qytetin  e  lashtë, me  emrin  Berat !…

About Post Author