Berati-Ndue Z. Ruçi


Një at’ e bir , bën’ një kala…

Themelet hodhi një qytet.

Përndritën ëndrra të mëdha!…

Në ndezje-fikje, mijëra vjet.

Kala mbi shkëmb, asgjë s’e tund!…

Qytet i mbushur, me plot Thesare.

Osumi, brenga mbyt pafund!…

Qytet, me një mbi një dritare.

Ndër shekuj ruan dhe kodikët.

Këtu, Onufri, pikturon.

Ndër luftra bie, si në të fikët…

Por, në ringjallje,lulëzon.

Tek rrodhën shekuj, njëzet e katër,

U ngjiz ky emër, bir e at’.

Në çdo dritare, ndrin e pastër:

-Ore xhanan, ç’e pate fat!…

Gëlon qyteti në çdo orë…

Lokale, njerëz, autobuza.

Me djem e vajza, aq punëtorë.

Tek u ndrin syri, u qesh buza!.

Tomorr, Shpirag, me dit’ e natë,

Luftojn’ e vriten për një vashë…

Njëri, topuz, tjetri, me shpatë…

E gjall’ dhe sot legjend’ e lashtë.

Krenar, Tomorri, me qeleshe…

Shpiragu, ngrihet plot stoli…

Për mijëra vjet, se ç’thon’ në heshtje!…

Për një qytet, plot histori…

Pikturaa- arkitekt Piro Stefa