Berzat Sadiki-AUTOBIOGRAFI (7)


Berzat Sadiki

AUTOBIOGRAFI (7)
Gjatë studimeve të mia në fakultet në USHT në Tetovë (2007-2011), si student i rregullt me vetfinancim, deri në diplomim kam kaluar nëpër 65 provime. Asnjë notë nuk e lypa dhe asnjë nuk e kam të falur. Asnjëherë nuk hyra në provim i papërgatitur. Edhe pse ndonjë profesor më thoshte se notën kaluese e kisha të garantuar, unë e kam refuzuar mendimin tyre, nuk kam hyrë në provim, por e kam mësuar materien e duhur. Te notimi ka ndodhur të mos vlerësohesha drejtë, por e kam heshtur, sepse nota ishte thjesht një numër – nuk m’i cënonte njohuritë. Janë të pakta lëndët në të cilat kam rënë nga provimi. Gjatë studimeve, rrallë ka ndodhur ndonjë konfuzion mes meje dhe profesorëve lidhur për ndonjë nocion, definicion a ndonjë reflektimi nga njësitë studimore – idetë e mia çdo herë kanë qenë të sakta dhe të arsyeshme, saqë më është kërkuar edhe falje – bëja krahasime mes 4 gjuhëve që i njihja.
Prej studentëve kam qenë më i rregullti. I pari diplomova.
Nuk mund t’i harroj kurrë profesorët e mi të përkushtuar, të cilët më nderuan dhe më vlerësuan. Pas diplomimit nuk isha më ai personi i mëparshëm. U njoha me shkencat e lëmive të ndryshme, sidomos ato të gjuhës dhe letërsisë! Me krenari i zotoj njohuritë e mia profesionale.
Berzat Sadiki
30.9.2017

About Post Author