Berzat Sadiki
KRAHËVE MË MERR
Kape dorën time!
Më ço përtej këtij qielli!
Ku kutakohen dielli dhe hëna buzëputhur.
Ku sytë s’ma kanë parë.
Ku dita lind si puhizë.
Te qielli kupëmëndafshtë.
Ku zogjtë fluturojnë pa krahë.
Ku këngët këndohen heshtur.
Eja!
Më ço!
Më merr krahëve,
se krahët këputur më janë!
Mos fol!
Memecur kuptoj.
Vetëm të lus,
më ço tek ai vend pa natë,
ku netët i pata ditë
dhe zgjuar ëndërrova.
Më ço, atje!
Vetëm, atje, të të dashuroj!
Sikur fluturat dorëzuara puhizave.
