
Ç’U BË ÇELËSI I DIELLIT
Jeta ngrohet në rreze shprese.
Rrugët lexohen me gjuhë rrotash.
Polet kuptohen në gjuhë velash.
Gazela të trishtuara migrojnë qiellit.
Mbi grunaja bie shi i gurtë.
Kurse gjarpri pështyn shpresë perëndimi.
Lakuriqët nuk shtegtojnë.
Errësirë kanë mjaftueshëm.
Shpresa shfaqet me duvak të zi.
Dasmorët me ëndrra mollëkuqesh mjekohen.
Fallxhorët e parashikojnë të kaluarën.
– Çelësi i diellit, ç’u bë? – pyeti njëri.
– Krimbat e shiut e kanë ngrënë. – tregoi tjetri.
Do të vjellet në sqep të zogut të vonuar.