E GJITHË BOTA ËSHTË ZJARRE
Ne
e shpërndajmë dashurinë për ta shijuar edhe ju, kurse ju për këtë na shani, na urreni.
Ne
e shpërndajmë dashurinë, që ajo ta lumturojë çdo kënd, kurse ju këtë dashuri e vrisni.
Ne
jemi dashuria vetë, kurse ju nuk keni sy për ta parë atë, nuk keni zemër që e shijon, prandaj lani sytë me ndërgjegje të pastër dhe zemrat pastroni me dritë besimi!
Ne
kemi mend që e njohin qartë të keqen dhe rrimë larg saj, që ajo të mos na përlajë, kurse ju të keqen e keni në fillim të mendjeve tuaja dhe atë e shpërndani si lumturi.
Ne ndezim zjarre dashurie,
ju ndizni zjarre urrejtjeje.
Bota, e gjitha është zjarre: nga zjarriet tona ngrohen shpirtrat, nga zjarret tuaja digjen.
