Berzat Sadiki:Enkas për ty


ENKAS PËR TY

Ai zjarr që të digjet zemrës

të bëhet rreze dielli pranverore,

netët t’i mbush me puthje hanore

Ai zjarr që të digjet zemrës

ta përzë trishtimin e shpirtit,

kohën ta stërmbush me dashuri

Ai zjar që të digjet zemrës.

të çel lule dëshirash,

fytyrës të përshkohet shkëlqim.

Ai zjarr që të digjet zemrës

të bart fluturimeve pëllumbore,

syve të shfaqet ujëvara

Ai zjarr që të digjet zemrës

të bart ëndrrimeve dashurore,

të përkund deteteve të lumturisë.

Ky zjarr që të digjet zemrës

është caktimi hyjnor nga Zoti

enkas nga për Ty.