Berzat Sadiki:Kaloi e arta


Kaloi e arta

Kaloi koha e shekullit të artë,

e cila ishte plot hare, plot shpresë,

plot vullnet.

Kaloi koha me shije jete.

Përplot andrra ditë a natë,

mes lulesh, mes gërshetash

thëllazash.

Kaloi shekulli, shekulli i ndritur,

mes syshë ngjyrë deti,

ngjyrë gështenjeje dhe buzëqeshjesh

zanash.

Një shekull kujtime

në thesarin e dashurive shfaqen,

pikturohen çaste lumturie

diamant mbi diamant,

e stolisin fronin e jetës

në vazhdimësi.

About Post Author