Berzat Sadiki
Më i mençur kam qenë

(Jetëshkrim)
Më i mençur kam qenë,
atëherë kur s’kam pat bukë
me ditë të tëra.
S’kam patur bukë as për fëmijët.
Hanim bukë me paratë,
që të tjerët ua jepnim fëmijëve
në shenjë dashurie.
Ushqeheshim nga patatet,
që vëllau im i hudhte bodrumit,
patate gjysëm të kalbura.
Më i mençur kam qenë,
atëherë kur më kanë torturuar,
nëpër polici, si i ri,
për Shqipëri.
Më i mençur jam ende.
Shumë i mençur madje,
kur i përjetoj, i ndjej
fare afër hajduët.
Hajdutët e drejtësisë.
Çdokush gati se u bë hajdut.
Nuk mbeti gjë nga urtësia.
Nga shenjtorja.
Nga Zoti.
Më i mençur kamë qenë,
kur flija me vite veshur,
pa i hequr rrobat nga trupi.
Flinim me rroba,
sepse përnatë e prisnim
të na vinte policia të na arrestonte.
Të na arrestonte sepse besonim në Zot.
Besonim në drejtësi.
Besonim në njerëzoren.
Ishim zemërbardhë, qelibarë.