Berzat Sadiki:Sikur ta dije


SIKUR TA DIJE

Sa kohë shkoi, që s’jemi pa,

i humbi vlera kësaj jete:

malli i shkretë s’durohet ma,

pse u humbe edhe u trete?

Ato vetulla, sy të shkruar,

fytyrën tënde s’e ka bota;

ditët sa më janë rënduar,

ndaj agimet vijnë të kota.

Si s’ta njoha gjith’ atë vlerë,

që jetës na i dhënka shije;

sa e shkretë është kjo verë,

se sa vuaj, sikur ta dije.

About Post Author