*
Zotat tanë
gjatë gjithë ekzistencës
ishin të bardhë
më pastaj u nxinë
nga vula e dritës mekase
*
zotat tanë ishin zjarre
që digjnin lehona virgjine
ishin idhuj stralli
që nuk përbushën asnjë dëshirë,
as ëndërrat e fëmijëve zota
*
gjatë ghithë hisorisë së zotave
fara jonë u poll përbindsha
që stepeve e hanin njëri-tjetrin
u poll demonë piratë
që pasi ia vidhnin arin njëri-tjetrit
haheshin në hell neadertali
historia jonë polli satanë
që ndërzeheshin maskulium
fëlliqeshin femenium
derisa u dënuan nga zoti Zot
në hisori u shënuan si fosile
njëri mbi tjetrin
*
i gjejmë edhe sot
të mbuluar nga koha
të lidhur thellë me kunja
dëshmi e sojit intelegjent bretkogjen
*
historia kunjare perëndoi
historia e re me zota pa zot
me zota imagjinar
me zot Zot
*
Zoti nuk kuptohet nga të pakokët
që vetëm kafka kanë
pak mish e gjak të fëlliqur
dhe kunja në mend
