Berzat Sadiku:Piktura D.”
Ti nuk ke qenë pranë Isabel de Porcel?
Në buzëqeshje shfaqet e brengosur.
Me shikim ankthor të pa shkëputur.
Mendje të thelluar përtetj.
Flokët e dendura gështenje të hedhura shpinës dhe gjoksit.
Fytyra e bardhë me mollëza të skuqura
fytyrës i japin ndriçim mrekullues.

Ti nuk ke qenë pranë Isabel de Porcel?
Ti, F. mund të krahasohesh me të.
Nga korniza e pikturës hiqe pamjen e saj!
Duke e mbajtur përpara kornizën e zbrazur,
fute kokën në të!
Shkrepe një foto… dy, tri!
Do ta fitosh Kurorën e Dafinës.
Do të quhesh “Piktura D.”