Berzat Sadiku
Të mbushen me dashuri

Njerëzit janë dy…
Mos u lodh me të tjerët!
Të tjerët janë
ose e para, ose e dyta.
S’ka të tjera.
Vetëm dy lloje janë.
E para janë lulet,
gonxhet.
E dyta janë bërllogu,
qelbësirat.
Mos u merr me asnjërën palë!
Rri pranë luleve,
pranë gonxheve!
Do të jesh zbukurim i mirë.
Para të qelburve, buzëqesh!
Trego se je i lumtur!
Kështu mund të të afrohen.
Të ngrohen me diellin tënd,
të mbushen me dashuri.