Besa, fjalë e çmuar
besa ,fjalë e rrallë
Besa, një virtyt
Kur fjalën e besës
e ka dhënë shqiptari
Pranon më mirë vdekjen
mbrapa mos t’a marrin….
Stërgjyshërit tanë
Ilirët e parë
Këtë fjalë në shekuj
Trashëgim na e lanë….
Mbi besën u ndërtua
kalaja e Rozafës..
Nga muret e saj
qumështi i besës pikoj
Nderin dhe guximin
ky qumësht i mëkojë…
Kostandinin, besa
e ngriti nga varri
Dhe motrën Dhoqinën
tek nëna e çojë
Drenova për besën
vargje të bukura shkroi
Në himnin e flamurit
Madhështinë ja shtojë
Besa e shqiptarit
përherë do jetojë
Pa noter, kontratë
udhëtoj në shekuj…
Sa të ketë shqiptarë
kurrë s’ka për të vdekur
Besa jonë e fortë
Besa jonë e hekurt…..!!!
