Besa Januzi-Rexhepi-Dua zërin ta dëgjoj


Dua zërin ta dëgjoj

Jam ulur dhe po mendoj sa e gjat e monotone mu duk kjo ditë e ne themi jeta është e shkurt jetoje, e vërtetë disa ditë ikin shpejt pa i parë ato, kurse sot sikur kjo ditë ka ngecur! Gjat jetës time kalova momente të vështira, të gjitha i tejkalova, tani jam mirë dhe e lumtur pranë familjes time.

Sot bisedova me motrën time përmes telefonit ishte shumë e smuer u mërzita shumë e re e vuajtur nga një smundje e mallkuar e pasheruar.

E dashura motër, motra ime vogël lutem për ty çdo ditë që të sherohesh, të jesh e lumtur shumë. Si po duket është e kot, si ta pranoj edhe humbjen tënde, nuk muaj ta besoj se edhe ti do të shkosh si motra madhe për të mos u këthyer kurr, kurse unë ç’të bëjë fillikat do t’i numroj yjet për çdo natë e të flasi me vete si e çmendur.

Ti ishe gëzimi dhe humori në familjen tonë të gjithë të duam tani vetëm shikon e lodhur me sy të venitur, mezi flet ca fjalë sa për ta dëgjuar zërin. A të kujtohet motër kur ti vishe tek unë dhe qëndroje ca ditë, të gjitha vajzat e lagjës vinin tek ne pas teje sepse ti ishe ajo humoristja në mesin e tyre, për pak kohë i lumturojshe edhe sot të gjitha pyesin për ty për shëndetin tënd, gjendjen tënde që as syve s’ju besoj. Ku mbeti ai humor, buzëqeshja jote u tretë diku!!!

E sot e lodhur në një karrikë me rrota qëndroje edhe sytë të janë shterrur dhe ke mbetur e pashpresë,

si të jam unë e lumtur kur e di që një ditë do të ikësh për gjithmonë. Ajo vajza vogël me fjalët mjaltë i dispononte të gjitha shoqet e saja, sot e heshtur e lodhur qëndronte në një park të Vjenës me bashkshortin dhe djalin e saj. U mundova të bëhem e fort optimiste e lumtur që motra mos ta hetoj mërzin time e mbuluar me lumturi të shtirur, në pamundësi që ta ndihmoj, folëm vetëm pak fjalë që ta dij sa shumë e dua po më mungon, të dua shumë motër! Më mungon shumë e dashura ime ç’të bëjë që ke smundje të pasheruar, nuk ka mrekulli për ty, luftove mjaftë nuk u dorzove por dalngadal po tretesh si qiriri! E di se e di sa shumë të dua, sa brengosëm për ty por ç’të bëjë…… Pse su gjet ilaq për ty pse???

19 nëntor 2022

Michigan!

About Post Author