Duam të kemi një shtëpi
Data: 7 nëntor 2022
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Duam të kemi vetëm një shtëpi
Nuk duam të endemi e të tretemi rrugëve të gjata që nuk kanë fund nëpër botë,
Ta ndërtojmë një shtëpi me mure të forta të palëkundura.
Shtëpia jonë duhet të jet e bukur shumë,
Mbushur me gëzime, lumturi e mirësi,
Të mos përplasemi me urrejtje e dëshprime, por të kemi paqe e harmoni.
Të kemi një shtëpi me themele të forta,
Në kopshtin e trëndafilave me aromë,
Mu aty ku bilbilat këndojnë, hedhin valle,
Zemrat tona të mbushen me gëzim.
Dua të kemi vetëm një shtëpi,
Atje ku i kanë varret gjyshërit e mi,
Në kopshte fluturat të vallëzojnë ngadal!
Pëllumbat në qiell të fluturojnë të lirë!
Michigan 2022
