Besa Januzi-Rexhepi-Ëndrra për barazi


Besa Januzi-Rexhepi

  · 

Ëndrra për barazi

Në këtë botë vim të gjithë njësoj

si një fletë e bardhë e pashkruar

Krijesë nga përendia, lind një jetë e re

ku dashuria dhe shpresa të përgëdhelë.

Duke u përballur me pabarazitë e jetës

fillon një luftë e vërtetë në vetvete,

Sa e padrejtë qenka kjo jetë,

Pabarazi gjithkund në botë shoh.

Një botë të mjerë me ëndrra plot

Kjo jetë e gënjeshtër e pabarabart

Bëhen shkak për luftra të përgjakshme,

Një jetë e rënd e ëndrruar për barazi.

Pabarazi të ndryshme ndërnjerëzore

Pabarazi gjithkund në botë,

Kjo plagë nuk sherohet dot

vuajnë njerëzit e pafajshëm.

Ëndrrat nuk kanë të sosur

barazia asnjëherë nuk vjen,

Derdhet gjaku lum për liri e barazi,

për një jetë të qet të barabart.

Ëndrrat e mija janë të parealizuara

me shpresë se do bëhen realitet

Ëndërroj lirinë, barazin kudo në botë

Pas errësirës të ket dritë!

12.12.2022

Michigan!

About Post Author