Besa Januzi-Rexhepi-Lokja e lagjes sime


LOKJA E LAGJËS SIME

Kjo loke, kjo gjyshe ishte shumë e respektuar…. Kush e di ç’mendon në ecjen e saj në një dorë mbante shkopin dhe ecte me te në atë sokak të pashtruar, kishte gur, pluhur e dhe.

Piktisht në këtë rrugë u linda dhe u rrita nga dy prind të nderuar! Këtu hodha hapat e parë në jetë se ç’më sjellë ndërmend lokën time të dashur,

lokën që nuk e takova kurr.

Babai im ishte rritur pa prind, kurse mua më mungoi shumë lokja dhe babloku, nuk e pata fatin që ajo të më përkundi në djepin e drunjtë, duke kënduar ninulla më një furkë e bosht duke tirur leshin e dhenëve.

Më duket se po e shoh lokën time aq pranë, atë loke të mirë tek po ecte drejtë kopshtit të mullirit të vjetër, afër malit. Ajo ishte njëqind vjeçare e gjithë lagjja e quante loke dhe saherë që e takoja shkoja pas saj dhe e doja shumë. A nuk kam të drejtë të emocionohem, të përlotëm nga dashuria, nga malli e nostalgjia për këta njerëz të dashur, të mirë që nuk janë më ne mesin tonë. U rrita në këtë lagje, ajo portë shtëpie, nëpër atë rrugicë të dashur, të pashtruar, për fqinjët tanë të shkëlqyer, për atë fshat ndër fshatrat më të bukur në botë, me njerëz mikpritsa, bujar …. që veq dashuri dijnë të dhurojnë.

Te kopshti i mullirit lokja kishte mbjellur edhe “lule këne”. Ato kur lulzonin lokja i mbledhte lulet dhe i mbante në pshollakun e lesht ( përparse të atëhershme). Unë i ndihmoja që t’i mbledhë lulet. Pastaj ngadal me shkopin në dorë niset drejtë shtëpisë kurse unë isha shumë e vogël e shoqroja deri në shtëpi. Ajo fliste pak ishte e rënduar nga mosha,

Pastaj mori një enë dhe i futi lulet dhe mori ca rrush të verdhë ( të papjekur) dhe e shtypi bashkë me lulet masën e krijuar e qiti mbi flokë pastaj e mbështjelli kokën me shamin e saj, pas ca kohe i pastron dhe flokët e lokës ishin bërë të kuqe. Ajo nuk kishte kënë t’i ngjyroste flokët, kur qeshte lokja i zgjetej një dhëmbë mbi buzë vetëm at dhëmbë kishte!

Eh lokja jonë, lokja e lagjës son të gjithë e thrrisnin loke, një kohë mendova vall mos kjo e ka emrin loke! Një ditë e pyeta nënën “Nënë si e ka lokja emrin? Lokja e ka emrin Nurie, por mbasi është shumë e moshuar e thrrasim loke.”

Me lokën jetonin djemt e saj, nipa e stërnipa, mbesa e stërmbesa ishin një familje e madhe më e madhja në lagje. Lokja tërë ditën rrinte në oborr nën hijen e dardhës para shtëpisë. Ishte fjalë pak, buzëqeshte nganjëhere, kurse mua mi përgëdhelte flokët edhe pse nuk isha mbesa e saj, por ajo e dinte që e doja shumë dhe i ndihmoja aq sa mundësha!

Lokja jetoi 103 vjet!!!

17 dhjetor 2022

Michigan!

About Post Author