Besa Januzi Rexhepi-Mirë se erdhe viti ri


Mirë se erdhe viti ri

Kaluan ditët shpejt e shpejt
sikur fletët e një libri
U bënë 365, po shkon ky vit
Po na vjen viti i ri me mirësi.

Si mund të harrojmë o viti vjetër
Shumë dashuri kemi humbur
në moçalin e dhimbjes,
Kemi bërë gabime të ndryshme
E çfarë bëri korigjimi.

Lëreni trishtimi të largohet
edhe dhimbjet që na lënduan
Të kaluarën ta marri lumi
Të largohën edhe armiqsit.

Të na këthehet harmonia,
mbarësia dhe miqësia,
Paqja dhe mirësia
Të vij lumturia në çdo shtëpi
Ta gëzojmë këtë vit të ri!!!

Shpresojmë se ky vit do jet më i mirë
Ta fillojmë këtë vit me gëzime
Në kalendar hapet një faqe e re
Gëzuar gëzuar viti i ri 2023!!!

Michigan

About Post Author