Besa Januzi-Rexhepi: Në pushim


Besa Januzi-Rexhepi

Në pushim


Qe shtatë ditë jam në pushim
Vendi bukur mbuluar me gjelbrim,
Askund më mirë smundesh me gjet,
Deti qetë me valza shumë.

Vetëm ca ditë do kaloj këtu,
Shpirti im qetësi të gjen,
Lexoj vargje nga miqtë e mi,
Në pushim më bëjnë shoqëri.

Ngjyra kaltër më qetëson,
Dielli rreze lëshuar, të përvëlon
Kënga zogjëve nuk pushon,
Flladi detit na freskon.

Plazhi bukur plot me njerëz,
Nga bota anë e mban, ardhur
Gjuhë të ndryshme ata flasin,
Vetëm ne jemi shqipëtar.

Zemra ime gjeti qetësin këtu,
Shpirti gjithashtu,
Në sy më shihet lumturia,
Që kam ardhur unë këtu.


About Post Author