Besa Januzi-Rexhepi
Një shetitje në natyrë!
Vjeshta
Iku vapë e verës pushimet mbaruan
Erdhi stina vjeshtës sa gëzim për mua,
Zogjët nuk këndojnë, ikën në vende të ngrohta,
Lamtimirë o zogj shtegtar këthehuni përseri.
O sa bukur erdhi vjeshta
Pemë, perime shportat plot,
Mbledhim drithrat nëpër ara e në kopshte zarzavatet.
Çdo të mirë na solli vjeshta
molla dardha, arra të thata,
gështenja plot, ftonj të verdhë,
dalngadal në shporta po i mbeldhë.
Natyra stolisur me ngjyra,
Si një pikturë e bukur shumë,
Sa e bukur u bë stina,
Një dekor nga perëndia.
Lulet kanë varur kokën
petalet po i lëshojnë në tokë,
Ka rën temperatura jeta ju ka sos!
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data: 28 tetor 2022
Michigan!
