Besa Januzi-Rexhepi
Unë këtu kisha shtëpinë
E gëzuar, e lumtur shumë
mora rrugën për vendlindje,
Jeta këtu është si parajs,
Vend i bukur me lule plot,
Jeta ime këtu filloi.
Jeta ime fëmijënore
plot me shpresa, e dashuri,
Në këtë vend të begat,
këtu gjej gjurmët e mija.
Unë këtu rrënjët i kam
hapat e para këtu i nisa,
Belbëzime fjalë me rrokje,
Në këtë vend të bukur shumë.
Sa shumë më mori malli
të shikoj malin përball shtëpisë,
aty kulloste bagëtia,
qingja, keca blegëronin,
Zogjët këngën nuk e ndalinin.
U largova nga ky vend,
shpejt unë këthehem, si me magji
më tërjekë si me magnet,
Këtu unë kisha shtëpinë.
