Besa Januzi Rexhepi

Baca Hysen
Me pushkë në dorë,
Tym e flakë baroti,
Luftoi trimi legjendar
Baca Hysen Tërpeza.
Duke mbrojtur me hetoizëm,
Me trimat e bashkimit kombëtar,
Nga tiranët e horrat barbar,
Çdo pëllmbë toke, dardane.
Ku je o baca Hysen Tërpeza,
Malet tona e mbajnë të fshehur,
magjinë tënde heroike,
Nami yt o bac e pushtoi dheun.
Je heroi legjendar i Kosovës,
Me qëndrim të pathyeshëm atdhetar,
Idet tua patriotike dhe me nam,
Nuk i harrojmë kurr,
Derisa të ket jetë në këtë dhee.
Pas ca dekadave në mërgim,
Lot gëzimi, atdhe dashuri,
U këtheve në Kosovëne çliruar,
Lot gëzimi në familjen tënde.
Emri yt me nam, o bacë,
Nuk harrohet kurr,
Për luftrat tua heroike,
Historia ju mban të gjallë.
Sot pushon i qet në varreza,
Në tokën mëmë në vendlindje,
Edhe varrit i ka hije,
Kur Kosova të nderon.
Luftove me idealin,
Për lirinë shekullore,
Të paktën te varri një lule,
Dhe respekt të dhuroj!
Nga libri i botuar me poezi
“Vaji i nënës”, gusht 2021 Kosovë!