Besa Januzi Rexhepi:Bukuria njerzore


Besa Januzi Rexhepi

Le t’i marrë vala oqeanit t’i rrëmbej,

Të palarat njerëzore nga toka,

T’i fundos ato në fund të oqeanit,

Derisa të tretën, asgjë mos të mbes.

Sikur toka t’ i përpijë, pa hezitu,

veprat e errëta kriminale,

Të tretën në thellësitë e saj,

Derisa të harrohen për gjithmonë.

Sikur era t’i marri me vehte,

Mendimet e errëta, si uragan,

T’i humbi larg në qiellin e paanë,

Të mos këthehen kurr në tokë.

Sikur dielli t’i djegi, t’i bëjë prush,

edhe rrënjët e krimit kudo,

Derisa t’i bëjë shkrumb e hi,

Pastaj t’i humbi nëpër dete.

Le të ikin këto ligësi,

Sa më larg të asgjësohen,

Sepse nuk po ndalen,

Planetin tonë po e shkatrrojnë.

Të jetojmë në paqe e mirësi,

Me dashuri të vërtetë,

Le të dominoj,

Respekti dhe sinqeriteti!

Në këtë tokë të begat,

Të rrojnë njerëzit me t’mira zemra,

Të lulëzojnë trëndafilet,

Bilbili këngën mos ta ndal!

23 dhjetor 2021

Michigan!

About Post Author