Besa Januzi Rexhepi:Dashuria këngë e jetës


Besa Januzi Rexhepi

Dashuria këngë e jetës

Gjithmonë sjellë gjëra të reja,
Më gëzon më bënë të lumtur,
Dashuria këngë e jetës,
Sikur kurrë të mos mbaroj, dashuria.

Dashuria ligj i jetës,
Edhe ju miq mirë e dini,
Kurrë nuk vdes kjo ndjenjë e fort,
Edhe poetët mirë e shkruajnë.

Zemra nuk e pyet askënd,
As mendjen se dëgjon,
Dashuria është ndjenjë e fort,
Dashuria këngë e jetës.

Dashuria në zemër më ka mbetur
Do e ruaj gjithmonë në zemër,
Si thesar që nuk ka çmim,
Sytë e mijë, mirë e reflektojnë.

Një buzëqeshje të sinqertë,
Për dashurinë dhe mirësinë,
Sa të jam në këtë botë,
Vuajtje e lot mos të kem.

Dashuria kurrë nuk plaket,
Ajo ruhet thellë në zemër,
Të dua shumë me të vërtetë,
Ditë të lumtura të kalojmë.

Urime festa e dashurisë!!!
14 shkurt 2022
Michigan