Besa Januzi Rexhepi

Dialogoj me malin
Jam këtu o mali plak, nga halli,
Më trego o mali plak,
Se kam një hall që më mundon shumë,
Si ishte kjo kohë para shumë shekujsh?
Edhe mali i shkretë kishte halle shumë,
Këtu ruaj gjak dëshmori, derdhur lum,
Lot të nënave, të djegura shkrum,
Filloi mali të gjëmon në katër anët.
Në këtë tokë kishte jetë e drejtësi,
Ilirët këtu jetonin, mbronin çdo pëllëmbë toke,
Armiku nuk muajke të hy këtu,
Shpata e tij flakronte mbi armikun.
E tash qanë toka e malet,
qajnë fushat dhe kodrinat,
qajnë arat djerrë, nuk ka kush t’i punoj,
qanë guri e druri e nuk po i dëgjoni.
O mali plak a do të bëhet mirë?
Do të bëhet mirë, por jo tani,
Jemi lodhë nga kjo mënxyrë e padretësisë,
Vetëm kur të bashkohet e gjithë Arbëria.
Tradhëtinë as toka se duron,
Të palarat e turpit, as këtë se duron,
Gjak e lot, ato i mbaj dhe i ruaj,
Se kanë shpirt që zoti i fali!!!
22 shkurt 2022
Michigan