Besa Januzi-Rexhepi:E dua jetën


Besa Januzi-Rexhepi

E dua jetën si agimet
Me rreze të diellit,
E dua jetën si lulet,
Me vesë e aromë mirë,
E dua jetën me këto begati

Zoti më dha jetë,
Jetën e dua shumë,
Ajo është e shenjtë
Si një dashuri e vërtetë.

E dua jetën e dua shiun,
Dua Ylberin që zbukuron qiellin,
Dielli rrezet i lëshon,
O sa shumë e dua jetën.

Kur mbaj fëmiun në krah,
Buzëqeshja e tij zemrën ma gëzon,
Ndjehem pozitive dhe e gjallë,
Faqet e tyre janë të ëmbla si mjaltë.

Dashurinë e shoh gjithkund,
Ajo më jep shpresë dhe lumturi,
Dashurinë e mbaj në zemër,
Në paqe e mirësi! E dua jetën!!!

About Post Author