Besa Januzi-Rexhepi:Korrupsioni


Korrupsioni

Besa Januzi-Rexhepi

Të korruptuar e të mashtruar

të shfrytëzuar deri në palcë,

Të shkelur e në varfëri,

deri kur kjo fatkeqësi.

Na humbi rruga në oborr,

pështillem, sillem kthehem prapë,

Nuk di çfarë kërkoj, mendja më humbi,

nuk gjej zgjidhje, çka të bëjë?

Pse kështu të han me rrobe vesh,

Nuk kemi para, jemi të mjerë,

T’korruptuar e të shkelur,

deri kur kështu do jemi?

A se dëgjoni tokën po gjëmon,

me këto gjëra po e rëndon,

një ditë do lodhet do na lëshoj,

me vërshime e tërmete, do na dënoj.

Vëre dorën në kokë, a bënë kështu?

Okupatori na ropi e na dogji të gjallë,

na e la sofrën thatë, por kockat na i la,

Por ju ç’farë doni, as kockat s’do leni.

Zoti madh nga larg ju shikon,

Por kështu s’do ju duron,

po pini gjakun e vllaut tuaj,

E me të huajt jeni shumë të mirë!

About Post Author