Besa Januzi Rexhepi:Malli për fëmijët të djegë


Besa Januzi Rexhepi

Malli për fëmijët të djegë
( Tregim )

Para ca kohe takova një mike të vjetër! Në bisedë e sipër më tha: “Dua që ti mikja ime të shkruash një pjesë të jetës time”! U habita por mirë i thash, më trego!!!
Ishin vitet e shtatëdhjeta kur martesat bëheshin me shkues (msit), pa u parë çifti i ri në mes vete, nuk ju lejohej as letra të shkëmbejnë, vetëm ëndrrat nuk muajshin t’i ndalojnë, ëndrronin për ardhmëri dhe çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, nuk bëhet fjalë.
Kështu mikja ime fejohet sipas zakoneve dhe traditave të vjetra dhe pas përgatitjes së pajës Mikës iu afrua koha të martohej në një fshat tjetër. Familja e djalit, bëri dasmë të madhe me miq farefis e shokë!
Mikja ishte një vajzë e edukuar mirë, shtat gjat e bukur dhe punëtore.
Në kokën e saj kishte shumë pyetje e pa përgjigjëje, po shkon nuse pa e parë kurr djalin që do ta kalon jetën me te. Mikja nuk ishte as e para dhe as e fundit që duhet t’i ndjeki zakonet e kohës.
Ishte stina e verës, kur ajo shkoj nuse në shtëpinë e burrit të saj. Nusja ishte e bukur dhe i shëndriste fytyra nga bukuria. Edhe dhëndrri ishte i bukur, simpatik e punëtor.
Mes qiftit lindi një dashuri e madhe, kalonin bukur mes veti, pas një viti i lindi fëmiju i parë, djalin e emruan vjehrrit sepse nuses e djalit nuk ia dhan këtë të drejtë! Dalngadal djali rritet, por te Mikja filloi vuajtja, tortura nga vjehrrit e saj.
Bashkshorti i saj shkonte në punë për çdo ditë. Kurse vjerra nuk e donte fare e gjuante me çka i binte në dorë, pa kurrfar arsye, kurse vjerri i saj i vardisej dhe e ngacmonte. Shumë akte të ulta njerzore e dhunë!
O zot çfarë të bëjë nusja e mjerë, po t’i tregonte burrit, a do ta besonte ai, se çfarë halli ke nusja e tij. I shte mes dy zjarreve! Ajo i duronte torturat e përditshme, se mos vall do të ndalen një ditë e ata do të pendohën për ate që kanë bërë, nuk dëshironte të ndahet nga djali dhe burri i saj, sepse i donte shumë, nëse ajo flet, kjo punë do të përfundoj vetëm me ndarje! Duroi gjat, më në fund i tregoi badhkshortit të saj se çfarë po ndodhë në mungesën e tij,
Ai kurrsesi nuk i besoi dhe mes tyre filloi grindja, paknaqësit në mes qiftit të rij. I dhimbsej djali, çfarë të bënte nuk kishte mbështetje nga askush, as te bashkshorti i saj që e donte dhe i besonte shumë. Tani ajo vendosi të flasi me prindët e saj, t’i tregoj çdo gjë se çka po ndodhë, tek e funfit ata kishin zgjedhur vendin dhe burrin e saj.
Një ditë ajo shkon për vizitë te familja e saj. Së pari ajo bisedon me nënën dhe i tregon për të gjitha se çfarë po ndodhë, ajo ishte e lodhur, shumë e mërzitur nga dhuna që i bëhet i tregon nënës duke qar, qan edhe nëna bashkë me te. Ishte një rast i dhimbshëm shumë sepse fëmija ishte në mes, kush tjetër pos saj do t’i bëhet nënë!!!
Sipas zakoneve të atëhershme fëmijët i takojnë babait, çfarë tmerri për nënën e fëmijut!!!
Bija ime i tha babai, ti bijë derën e babait hapur e ke gjithmonë, pse bijë me duruar kaq shumë? Pse moj bijë nuk më tregove menjëhere se si i ke punët, ti jetime nuk je, ndoshta athere do ta kishe pas më leht! Babai i saj vendosi që ta ndaj të bijën, edhe pse i digjte zemra.
Bashkshorti i saj edhe pse e donte shumë, nuk bëri asgjë për ta mbrojtur martesën e tyre të lumtur, por të gjitha i mori si shpifje të nusës së tij.
Kështu babai i Mikës bashkë me disa pleq të tjerë shkojnë te dhëndrri dhe i hyn në shtëpi, aty muarën vendim me e nda qiftin, kurse djalin duhet me e nda nga nëna, sipas zakonit djali i takon babait të tij.
Sa vështirë do të jet për nënën e fëmijut, sa shumë e deshi burrin dhe djalin gjithçka u shkatrrua nuk mbeti asgjë nga kjo martesë pos djalit të vogël që do mbes jetim me nënë të gjallë, ç’të bënte ajo më shumë, duroi shumë, duroi shumë! Pas ca dite ia morën djalin dhe vet mbeti në shtëpi të babait. Sikur iu këput diçka në zemër, shumë e mallkoi atë burr që nuk i duel zot familjës së tij, por e la në dorë të pleqëve, mëkat!!!
Pas ca jave Mikja e kuptoi se ishte prap shtatzën, por ajo nuk pranoi të abortoi fēmijēn e as të martohej diku tjetër. Jo baba i tha nuk do ta abortoj fëmijën, do ta lind, fëmija nuk ka faj!!!
(vazhdon)

About Post Author