Besa Januzi-Rexhepi:Në ëndërr të pash baba


Besa Januzi-Rexhepi

Më erdhe në ëndërr baba si asnjëherë më parë,
E ndjeva dorën tënde, të mirë,
I ndjeva përgëdheljet e tua mbi flokët e mija,
Si dikur u ndjeva fëmijë, më paska marrë malli.

U ndjeva shumë mirë, nuk desha që ti të ikësh,
Të paktën të kishe ndenjur edhe pak me mua,
Shkove as zërin s’ta dëgjova, gjumin copë-copë e bëra,
Amo e ndjeva dorën tënde, si atëherë edhe sante,

Ndjeva edhe dashurinë mes nesh që vetëm e kujtoj,
O baba të ndjej në këtë zemër të vujtur,
Nga gëzimi hapa sytë, nuk të pash, por të ndjeva,
Sikur të ishte e vërtetë, paska qenë një ëndërr e bukur.

Ëndrra e shkurt sa më magjepsi, u gëzova shumë,
Ishte një ëndërr ka kohë që e dëshiroj,
Sikur të kishte zgjatur kjo ëndërr vetëm edhe pak,
Do ta kisha shuar mallin, për ty baba i dashur.

Vitet shpejt po kalojnë, por unë i kam kujtimet e freskëta,
Si trëndafili me vesë që shkëlqen në agim nga rrezet e diellit,
Sa shumë vite kaluan, unë të kujtoj si atëherë, kur isha fëmijë,
Si atëherë kur ma mbaje dorën, tash vetëm po i kujtoj.

Në këtë ëndërr u ndjeva fëmijë,
Ndjeva ngrohtësin tënde si dikur,
Kjo ëndërr më gëzoi shumë për ty baba,
Nuk po muaj më t’i mbylli sytë.

Shumë herë pyes vetën ç’është jeta?
Edhe jeta qenka një ëndërr e bukur,
Shumë herë me strese e tensione, një ditë do ta lëm këtë jetë,
Ashtu siq e gjetëm, do mbaroj si ëndërr,
Do të ndrrohen vetëm gjeneratat sepse jeta vazhdon!!!

8 nëntor 2021 Michigan! 

About Post Author