Besa Januzi Rexhepi:Nëna heroinë


Lamtumirë nëna ime,

Në luftë unë po shkoj,

Bashkë me shokë e këtë flamur,

Atdheun ta çlirojmë!

S’dua dhimbje e lot,

nëna ime heroinë,

Nëse s’kthehem ti mos qaj,

Gjaku im ju baft dritë brezave që vin.

Nuk do qaj biri im

Do ta bëjë zemrën gur,

Do pjekë bukë, do thurri qerapë,

Do t’i sjellë deri tek ju.

Ju o nëna trimëresha,

Që se trembni syrin kurr,

Fëmijët tu si Skendera,

Luftojnë me këtë flamur.

Si luan e luanesha,

Vendin e çliruan,

Me besa-besë, sy shqiponje,

Edhe trojet do i bashkojmë

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.