Besa Januzi-Rexhepi:Përse kështu!


Besa Januzi-Rexhepi
Përse kështu

Përse kjo zemër, nuk është rehat?
Ethe e tmerre nuk kanë të ndalur,
Përse kështu retë e zeza pikojnë lot
Padrejtësia ka arritur deri në qiell.

Përse kështu shpirtin mundoj,
Përse ditët më dukën të zymta,
Ëndrrat më janë tretur diku,
Një tym i errët po na mbulon.

Vuajnë njerëz të pafajshëm,
Gra, fëmijë, të smuer e pleq,
Mërzitën për luftrat që bëhen në planet,
Bombat bien kudo edhe mbi njerëz!

Rritën çmimet e artikujve,
Qfar të bëjë populli i ngratë,
Varfëria dita-ditës po rritet,
Me se të jetojnë njerëz të gjor?

Pabarazia, vende të ndryshme, shkatrroi,
Liri, paqe liri kudo në botë, brohorita,
Planetit Tokë, rreziku po i kanoset,
Ta shpëtojmë planetin tonë!!!

Tmerret e kësaj bote nuk kanë të ndalur,
Të jetojmë të lirë, në paqe e harmoni,
Të shikojmë pak më ndryshe,
Vetëm paqe e buzëqeshje të dhurojmë!!!

Besa Januzi Rexhepi
Michigan

About Post Author