Besa Januzi-Rexhepi:Po shkon goca me mbush ujë


Besa Januzi-Rexhepi

Po shkon goca me mbush ujë

Atje te mali ish një krua

Po shkon goca tu e kënduar,

Me mbush ujë te ai krua,

Ujë të ftohur të kulluar.

Atje ish një djalë i ri

Tu pushuar, ujë tu pi,

Shtat gjat e sytë e zi,

Kur pa gocën tuj kënduar,

Ja muar mendjen bukuria,

U ndal goca e hutuar

Ik mor djalë se po vonohem,

Babë e nënë më presin në sofër,

Ujë të ftohur nga kroni duan.

Mori gocë moj bukuri

Më mahnite me bukuri,

Kurr s’kam pa k’so bukurie,

Do i qoj mësitët me të lypë.

Mos u tall o djalë me mua

Ajo kohë ka ikur që moti,

Do të pyes o djalë për ty,

Do të vijë unë prap këtu,

Do t’i them vetëm dy fjalë.

About Post Author