Besa Januzi-Rexhepi:Shko o dimër


Shko o dimër

Besa Januzi-Rexhepi

Posa filloi koha të ngrohët

Zogjët u çfaqën gjithkund,

Era pranverë i vinte,

Kur u zgjova në mëngjes,

Bora tokën ka mbuluar,

Pishat dukën se kanë luluar.

Ik o dimër, borë e akull,

Lëshoja vendin pranverës,

Dielli me rreze të ngrohta, do ju shkrij,

Lulet duan të lulëzojnë,

Lulet mjaft kanë pritur.

Shko o dimër, merr me vete këtë acar,

Borë e akull le të shkrihën,

Se pranvera po na vjenë,

Të ringjallët kjo natyrë,

Do të ngrohën zemrat tona,

Të lind paqe e mirësi!