shpirtin vrarë zemër coptuar

( kushtuar femrave të dhunuara gjat luftës)
Ja morën nderin, si egërsira
i vran në shpirt, vrragë të thella lan në femrat e pafajshme, naive,
shumë nga këto i vran, i masakruan
kurse njërën e lan skaj rrugës
me sy të zgurdulluar, lëvizje të pakontrolluara, kishte rënë në
depresion, kush do ta ndihmon të shkretën?
Një qerre kalon me njerëz të ikur,
u ndal një grua shpirt mirë,
iu afrua duke i folur me butësi,
bija ime ti s’ke faj,
femrat i ç’nderojnë se janë të dobëta
e mbështolli ngadal me batanije,
eja bijë me mua e muar me vehte,
nisën rrugën përtej kufirit.
Ajo nuk fliste vetëm dridhej
dhe shikonte quditshëm dhe dëneste
sepse lotët nuk i kishin mbetur më,
as jetën nuk e donte më,
asgjë nuk i bënte mirë,
gjithçka i dukët e pavlerë
nuk shihte asgjë rreth saj
vetëm terr e tmerr…….!!!
Shpesh herë e mbulon fytyrën me dy duar!!!
E gjora ti moj bija ime
në çfarë gjendje paske rën
banu e fortë mos u dorëzo,
vjen një ditë do marrim hak!
Ç’është kjo jetë mizore,
e pa drejtë me njerëz të pafajshëm?
Lufta një ditë do mbaroj.
Plaga kurr s’ka për tu sheruar!!!
15 prill 2022!