Besa Januzi Rexhepi:Të kërkoj e s’mund të gjej


Besa Januzi Rexhepi

Qajnë malet, qajnë fushat,

Qanë nëna hiq pa ndal,

Qanë qyqja degë më degë,

Foto djalit në dorë i ka mbet.

Ku të gjen nëna ngushllim,

As varrin djalit nuk ja din,

Qanë rënkon ditë për ditë,

Djali nënës ku je ti?

Shumë varre masive i hapën,

Ty o bir askund s’të gjeta,

Të vran e të varrosën diku larg,

Armiqët zoti i vraftë.

Mos qaj nëna jonë e mirë,

Sepse nënë nuk je vet,

Djali yt o nënë ka vdekur,

Ai ra bashkë me shokët e vet.

Këto varre të për bashkëta ,

Janë bijët tanë të vrar,

Biri yt o nënë bashkë me ta ka ra,

Loti-lotin nuk e ndal.

Merr ca lule me vesë

Falja këtyre djemve të rij,

I vran pa asnjë arsye,

Bashkë me tët bir!!!

About Post Author