Besa Januzi Rexhepi
Urime 8 Marsi

Urime të gjitha grave festën e tyre,
Urime nëna kudo në botë,
Sot 8 Marsin nënat e festojnë
Dashrinë e vërtetë vetëm te nënat e gjejmë.
Duart tua nënë unë i njoh qysh atëherë kur isha fëmijë,
Ato duar i shoh akoma edhe pse nuk je më,
Më mësove me durim, në rrugët e jetës,
Më ke dhënë mësime e plot dituri.
E di se ti më do dhe je si lule me vesë
Ajo fal, të ledhaton me shumë dashuri,
Ajo kujdesët për ty, kur ti nuk je mirë,
Ajo na don shumë, nuk na krahason me askend.
Nëna ime mësuesja e parë,
Më mësove, më edukove si është më mirë,
Rrugën time ti ma shtrove me bekime,
E sot më shikon nga qielli si një yll.
Shumë të dua nëna ime,
Dua të ta jap një përqafim,
Dhe këta trëndafila t’i dhuroj,
Sa mall kam ndjer për ty, zoti e di.
Ashtu si më mësove dhe më edukove,
Falem para varrit tënd duke të falenderuar,
Për atë që ke bërë për mua,
Shpirti yt u preht në paqe bashkë me babain.
Urime 8 Marsin, të gjitha nënave,
kudo qofshin ato, një tufë lule ja dhuroj.
8 Mars 2022
Michigan!